E diel, 23 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë e vlerëson të vonë vendimin e MAShTI-t për subvencionimin e teksteve shkollore

- Advertisement1-

Vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore është konsideruar i vonë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky vendim është i vonë në raport me kohën që ka mbetur për fillimin e vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

“Edhe këtë vit vendimi për formën e shpërndarjes së librave është i vonë në raport me kohën që ka mbetur për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Kadriu.

Ajo ka thënë se sipas përvojës së vitit të kaluar, vështirësitë që i kanë mësimdhënësit si pasojë e këtij vendimi, lidhen në mënyrë direkte me realizimin e mësimit në klasë.

Ndërsa për prindërit, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, është shprehur se ata duhet të ballafaqohen me qëndrimin e gjatë në libraritë e vendit.

“Prindërit duhet të ballafaqohen me qëndrimin e gjatë nëpër librari, plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve në raport me tekstet që ata i kanë zgjedhur e të tjerë”, ka thënë tutje Kadriu, transmeton Telegrafi.

E për mënyrën se si do të ndikojë ky vendim tek nxënësit, ajo ka shtuar se janë në pritje të fillimit të vitit të ri shkollor dhe se do ta përcjellin rrjedhën e gjithë procesit.

Kujtojmë që aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore bëhet përmes platformës “E-Kosova” dhe sipas njoftimit të MAShTI-t deri të mërkurën kanë aplikuar 151 mijë e 80 prindër.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....