Drejtoresha Arbresh Krasniqi ka zhvilluar vizita pune në shkollën e Banjës, së bashku me drejtorin Burim Begaj, dhe në shkollën e Kërvasarit, së bashku me drejtoreshën Shkëndije Bytyqi.
Qëllimi i vizitave ishte avancimi i mësimit cilësor dhe përmirësimi i eksperiencës arsimore për nxënësit.
Drejtoresha Krasniqi theksoi rëndësinë e energjisë dhe përkushtimit të përbashkët për të sjellë rezultate të dukshme në procesin mësimor.

