Drejtoresha e Arsimit në Malishevë thërret në takim drejtorët e shkollave – ja çfarë u diskutua



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, zhvilloi një takim pune me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës, ku u diskutua për përmbylljen e vitit shkollor 2025/2026 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

- paragrafi 1 -

Në takim morën pjesë drejtorët e çerdheve, institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme të ulëta, të mesme të larta dhe shkollave profesionale. Gjatë diskutimeve u vlerësua mbarëvajtja e procesit mësimor, angazhimi i stafit drejtues dhe mësimdhënës, si dhe rezultatet e arritura nga nxënësit gjatë vitit shkollor.

- Advertisement - M1

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sukseseve në aktivitetet jashtëkurrikulare, të cilat u cilësuan si të rëndësishme për motivimin dhe zhvillimin e nxënësve.

Po ashtu, u analizuan sfidat e hasura gjatë vitit shkollor dhe u diskutuan masat që do të ndërmerren për adresimin e tyre në të ardhmen.

Në fokus të takimit ishin edhe përgatitjet për vitin shkollor 2026/2027, përfshirë planifikimin e aktiviteteve edukativo-arsimore, përmirësimin e kushteve në shkolla, ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për nxënësit dhe personelin arsimor.

- Advertisement - m2

Drejtoresha Arbëreshë Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve shkollore, duke vlerësuar rolin e drejtorëve në menaxhimin e suksesshëm të shkollave dhe në realizimin e objektivave arsimore.

Takime të tilla, sipas saj, janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për identifikimin e sfidave dhe avancimin e cilësisë në arsim. Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria e përbashkët për t’u përballur me sfidat e vitit të ri shkollor dhe për të vazhduar punën në funksion të zhvillimit dhe avancimit të arsimit në Komunën e Malishevës.

Shqip | English