E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë reagon ashpër pas vendimit të MASHT-it për librat: Procesi në qorrsokak, prindërit në lajthitje

- Advertisement1-

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, sot nga Ministria e Arsimit njoftuan se janë janë duke e shqyrtuar mundësinë që shteti mos të i shpërndajë librat në bazë të praktikave të kaluara, por që paratë për blerejn e librave të ua japë vet prindërve.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila përmes një postimi në Facebook thotë se fëmijët ka vite që janë mësuar t’i kenë librat dhe të mësohen me pamjen e tyre përafërsisht 14 ditë para se të fillojë viti shkollor.

- Advertisement -

Ajo thotë se kuy proces ka hyrë në qorrsokak dhe nuk i dihet fundi, ndërsa shton se prindërit janë vënë në lajthitje, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj

REAGIM

Fëmijët ka vite që janë mësuar t’i kenë librat dhe të mësohen me pamjen e tyre përafërsisht 14 ditë para se të fillojë viti shkollor.

Tani ky proces ka hy në një qorrsokak, dhe fundi nuk i dihet.

1)Nuk ka njoftim zyrtarë që tekstet janë gati,

- Advertisement -rrrrrrr

2)Nuk është bërë përzgjedhja e teksteve të fazës së dytë,

3)Cilat libra kanë me i ble,dhe të cilës shtëpi botuese?

Prindërit në lajthitje, ata që kanë fëmijë në cikël të ulët që nënkupton prej 1-5 iu jepet mundësia me i ble, e për ata klasave 6-9 nuk kanë me i ble, kjo është diskriminim.

Të dashur prindër bashkëndjejmë me juve dhe njëkohësishtë jemi të shqetësuar për këtë papërgjegjësi totale që po ndodhë nga MASHT-i dhe qeveria e sojit të krijimit të turbulencave dhe mashtrimeve.

Mos harroni sot është data 21.08.2023

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....