E diel, 23 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë priti profesorin Agim Paçarizi që jeton në Zvicër, falënderon për kontributin që jep në vazhdimësi

- Advertisement1-

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi priti në takim mërgimtarin, profesor Agim Paçarizin i cili jeton në Zvicër që nga vitet 90-ta.

Për kontributin e tij që po jep në vazhdimësi për komunën e Malishevës dhe më gjerë në përkrahje të institucioneve arsimore si, me kabinete të informatikës dhe inventar shkollor, ajo shprehi gatishmërinë që të vazhdohet me këtë bashkëpunimin me diasporën që vepron dhe jeton në Zvicër si dhe me autoritetet arsimore zviceriane për shkëmbim përvojash në sistemin arsimor – edukativ e sidomos në arsimin profesional.

- Advertisement -

Njëherit u kërkua që të koordinohen në realizimin e ndonjë projekti të përbashkët në të ardhmen mes autoriteteve arsimore të komunës sonë dhe autoriteteve arsimore zviceriane.

Në fund të takimit Krasniqi e falenderoi për dhurimin e librit “Shkollat Shqipe në Gjenevë”, i cili libër mund të promovohet në të ardhmen edhe në komunën e Malishevës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...