Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi: Përkushtimi me punë do të bëj që në qershor t`i gëzohemi sukseseve

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se Drejtoria për Arsim dhe Edukim dhe Komuna e Malishevës do të jetë e përkushtuar të qëndrojë pranë kërkesave të institucioneve arsimore dhe komunitetit shkollor.

- Advertisement -

Urim për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2022/23

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2022/2023, më lejoni të uroj përzemërsisht në emrin tim dhe të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Drejtoria për Arsim dhe Edukim dhe Komuna e Malishevës do të jetë e përkushtuar të qëndrojë pranë kërkesave të institucioneve arsimore dhe komunitetit shkollor.

- Advertisement -

Përkushtimi me punë në procesin edukativo arsimor do të bëj që në qershor t`i gëzohemi sukseseve tona të përbashkëta, dhe gjithashtu puna cilësore na garanton të arrijmë rezultate të larta në procesin edukativo arsimor.

Urime fillimi i gjysmëvjetorit të dytë 2022/2023!

Na priftë e mbara!

Me respekt nga:

Drejtoresha e DKAE-së

Arbëreshë Krasniqi