Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri: I kemi bërë të gjitha përgatitjet që të fillon procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë e plot suksese, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira.

- Advertisement -

- Advertisement -

Mesazhi i drejtoreshës:

Të dashur nxënës,

Të nderuar prindër,

Të nderuar mësimdhënës, viti i ri shkollor do të filloj ditën e premte 01/09/2023′ duke iu uruar një vit të mbarë e me plot suksese këtë shtator po e startojmë më ndryshe.🍀

Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira.

Gjatë dy muajve, korrik dhe gusht kemi bërë:

✅Renovimin e katër institucioneve arsimore;

✅Paisje me dollap individual për secilin nxënës;

✅ Paisje me kabinet të shkencave të natyrës;

✅ Rregullimin e trafos tek shkolla e muzikës;

✅ Furnizim me ditar;

✅ Përgatitje për sezonën dimërore me lëndë djegëse;

✅ Dezinfektimin, Deratizimin, Dezinsektimin e të gjitha objekteve shkollore;

✅ Mirëmbajtjen e ngrohjeve qëndrore;

✅ Mësim në dy ndërrime për shkollën e mesme të mjekësisë dhe të ekonomisë;

✅ Mësim kabinetik në Gjimnazin “Zenel Hajdini”,

✅ Rekrutimin e pesë psikologëve, sistemin dhe ndarjen atyre aktual në mësimdhënës dhe në shërbim profesional;

✅ Inventar i ri në shkollat ku ka qenë e nevojshme,

✅ Dy dhoma të reja burimore në shkollën “Rexhep Elmazi dhe Vatra e Diturisë”,

✅ Numër më të madh të nxënësve të regjistruar në shkolla profesionale,

Sigurisht që në vazhdimësi do të ketë risi e projekte tjera inovative!

Faleminderit për besimin tuaj në punën tonë!🫶