E diel, 24 Nëntor, 2024

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë pro testimit të mësimdhënësve

- Advertisement1-

Eranda Kumnova Baçi, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, ka thënë në se po shpresojnë për asistimet e drejtorëve të shkollave në vlerësimet e mësimdhënësve.

“Ne kemi biseduar edhe me drejtorët e shkollave dhe po shpresojmë për asistimet e tyre në orë, për shkak se ata kanë të drejtë vlerësimin për mësimdhënësit. (Vlerësimet) të jenë më të shpeshta”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Mirëpo, Kumnova Baçi është shprehur se është pro testimit të mësimdhënësve.

“Unë personalisht mendoj se do të ishte mirë një testim i të gjithë mësimdhënësve, po flas për komunën e Gjakovës” – është shprehur ajo duke shtuar se duhen motivuar drejtorët për t’i vlerësuar mësimdhënësit.

“Nuk është që (drejtorët) përtojnë por mendoj që duhet me i motivu për shkak se vlerësimi shkon në të mirë të të gjithëve dhe po besoj që shumë shpejt kemi për të filluar edhe ne të insistojmë te drejtorët e shkollave që të kenë vlerësime më të shpeshta në klasa… Mendoj që deri nga fundi i vitit mund ta bëjmë njëfarë dallimi mes vitit të kaluar dhe fillimvitit të këtij viti me vlerësimet që do të bëhen të drejtorëve në orët e mësimdhënësve”, ka deklaruar ajo për kallxo.com.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vazhdimisht e kundërshtuar idenë për testimin me shkrim të mësimdhënësve të Kosovës, duke vlerësuar se kjo ide është ofenduese ndaj mësimdhënësve pasi që janë të diplomuar dhe janë vlerësuar gjatë studimeve nga profesorët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...