Drejtoria e Arsimit ka filluar sot në shkollën Emin Duraku” dhe në Qendrën Didaktike trajnimin për Kurrikulën për 100 mësimdhënës, trajnim që do të zgjasë gjashtë ditë shkruan AlbanianEducation.net.
“Trajnimi për Kurrikulën i cili është organizuar nga DKA ka filluar sot për rreth 100 mësimdhënës.
Ky trajnim do të mbahet gjashtë ditë.
Trajnimi po zhvillohet në ShFMU “Emin Duraku” dhe në Qendrën Didaktike.
Falenderojmë trajneret e licencuara për bashkëpunimin dhe përkushtimin në këtë aktivitet të rëndësishëm!”, njofton DAK në Gjakovë.
Për të parë nga afër se si po shkon mbarëvajtja e trajnimit ka qenë edhe drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova.
Ajo përmes një postimi në Facebiij ja thënë se këtë vit prioritet i yni do të jetë zhvillimi profesional i mësimdhënësve.
“Gjatë këtij viti fokusi ynë do të jetë zhvillimi profesional i mësimdhënësve në veçanti atyre të cilët janë më të rinjë në profesion”, ka shkruar Kumnova.