E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë i reagon Nagavcit: As vizitë e asnjë telefonatë për 20 vajzat e vetlënduara nga qyteti yt i lindjes?

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje me rastin e Ditës së Vajzave bëri një status në Facebook ku tha ndër të tjera se si “Qeveri e Ministri e Arsimit ju kemi në vëmendje si asnjëherë më parë”.

“Le të vazhdojmë të mbështesim dhe të fuqizojmë vazjat tona”, tha ndër të tjera ajo.

- Advertisement -

Por ndaj këtij postimi të Nagavcit, ka reaguar drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova – Baçi, e cila këtë javë u përballë me një situatë jo të lehtë, pasi 20 nxënëse u vetlënduan nga një lojë e nxitur nga ‘Tik Toku’.

Komunova-Baçi thotë se Nagavci e cila poashtu vije nga qyteti i Gjakovës, nuk i ka vizituar e as të paktën nuk i ka bërë asnjë telefonatë për gjendjen e nxënëseve të vetlënduara, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i drejtoreshës së Arsimit në Gjakovë:

Ministre e Arsimit,

- Advertisement -rrrrrrr

për Ditën e vajzave paska shkruar që: “Si Qeveri dhe Ministri e Arsimit ju kemi në vëmendje si asnjëherë më parë”.

Në cilën vëmendje ministre? Në vëmendjen tënde duhen të ishin prioritet 20 vajza të vetlënduara nga qyteti yt i lindjes? Në vëmendjen tuaj duhet të ishte një vizitë në Gjakovë, një takim me shkollat, krijim i një task force, masa të shpejta, takim me drejtorat e drejtorive për Arsimit të të gjitha komunave..

jo duhej të ishte vëmendja juaj për ditën e vajzave.Sepse në tërë këtë javë jo të mirë për shkollat tona, nga Ministria që udhëhiqni ju nuk kemi marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim dhe asnjë vizitë, kur duhej të ishte temë e përbashkët kjo.

Dhe fjalia juaj ” Le të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë vajzat tona” nuk duhej të ishte fare në postimin tuaj, sepse e keni dhënë provimin tuaj për “mbështetje” këtë javën e fundit!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...