Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka falënderuar në fundvit drejtorët e shkollave të kësaj komune për siç thotë përkushtimin që kanë bërë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo thotë se i ka bërë më entuziast angazhimi i drejtorëve edhe në vlerësimin ndërkolegial të cilin sipas saj kanë arritur ta kthejnë në një punë të mirë në nivel komune.
Postimi i saj:
Drejtor/e të shkollave,
në ditët e fundit të këtij viti, dëshiroj të ju falenderoj secilin për punën tuaj, menaxhimin dhe përkushtimin në shkollat tuaja.
Nuk do të kishim shkolla të këtij niveli sikur mos të ishit ju ata të cilët i menaxhoni dhe nuk do të kishim arritur suksese si drejtori e arsimit pa ju.
Ajo që këtë vit na ka bërë edhe më entuziast është angazhimi juaj edhe në vlerësimin ndërkolegial të cilin keni arritur ta ktheni në një punë të mirë në nivel komune.
Ju përgëzoj të gjithëve duke ju dëshiruar që viti 2025 të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha.
Drejtoresha e Arsimit
Eranda Kumnova Baçi