E diel, 23 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, ka një mesazh me rëndësi për maturantët e Gjilanit

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, ju është drejtuar maturantëve të kësaj komune me një mesazh në prag të shkollimit të mesëm të tyre.

Drejtoresha Demiri ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës, ka organizuar që, profesorët tanë vokalistë e instrumentalistë të ju argëtojnë me muzikë në formë vullnetare, vetëm që maturanët të kursejnë nga hargjimet e xhepit të tyre, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i drejtoreshës Demiri:

Të dashur maturantë,

Dëshiroj të ju përgëzoj për përfundimin me sukses të një tjetër moment historik jetësor.

Shpresoj të keni marrë sasinë e njohurive që ju nevojiten, të cilat patjetër do t’ju vijnë në ndihmë në jetë. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje zgjedhjes së profesionit dhe mos harroni miqtë dhe mësuesit tuaj të shkollës. Shkoni në rrugën tuaj, duke parë me guxim përpara dhe mos kini frikë nga vështirësitë! 🍀

Që mbrëmja juaj e maturës të jetë e paharruar këtë vit, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës, ka organizuar që, profesorët tanë vokalistë e instrumentalistë të ju argëtojnë me muzikë në formë vullnetare, vetëm që ju të kurseni nga hargjimet e xhepit tuaj. 🎼🎹

Faleminderime të sinqerta për Drejtorinë e Shkollës së Muzikës Kushtrim Jakupi, i cili na mbështeti për këtë ide, falënderime edhe për profesorët tanë të cilët me vullnetin e tyre shprehën gatishmëri për të ofruar muzikë të mrekullueshme për juve maturant të dashur.

- Advertisement -rrrrrrr

Për fund dua të uroj maturi dhe forcë për rritjen e mëtejshme. Jeta ju dhuroftë surpriza të këndshme, rruga juaj qoftë e lehtë dhe me diell. Ju uroj lumturi, ditë të mira, shëndet të mirë dhe një fener të ndritshëm përpara që do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur.🫶👏

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....