Në të kaluarën vlerësimi i performancës ka qenë më tepër i koncentruar në atë se sa përmbushen detyrat duke e neglizhuar kështu performancën kontekstuale.
Për nga perspektiva e mbledhjes së informatave, ka tri tipe dominante të vlerësimit të mësimdhënësve, ato janë:
Vlerësimi i kompetencës së mësimdhënësit;
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësit;
Vlerësimi i efektivitetit të mësimdhënësit.
Vlerësimi i kompetencës së mësimdhënësit- përdoret për të vlerësuar njohuritë që i posedon mësimdhënësi. Kjo zakonisht matet me test me shkrim. Rezultatet e këtij vlerësimi shërbejnë për qëllime të licencimit të mësimdhënësit apo për certifikim.
Zakonisht përdoret për të vlerësuar rezultatet e trajnimeve në kompetencën e mësimdhënësit
Vlerësimi i përformancës së mësimdhënësit- përdoret për të vlerësuar performancën e mësimdhënësit, pra sjelljen e tij, dhe për mbledhjen e informacioneve për kualitetin e punës së mësimdhënësit. Ky është një vlerësim subjektiv, që mund të bëhet nga mbikqyrësit apo eprorët, kolegët apo nxënësit.
Vlerësimi i efektivitetit të mësimdhënësit- shërben për të vlerësuar efektin e mësimdhënies te nxënësit ose për të vlerësuar ndikimin e mësimdhënësit në progresin e nxënësve drejt qëllimeve të rëndësishme arsimore.
Këto tri vlerësime, janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën, kështu vlerësimi i performancës së mësimdhënësit është kriter për mësimdhënien kompetente, efektiviteti i mësimdhënësit është kriteri i fundit, kurse performanca e mësimdhënësit është kriteri i mesëm. Vlerësimi subjektiv zakonisht përdoret për të matur kompetencën e mësimdhënësit nga mbikqyrësit, kolegët dhe nxënësit, përderisa vlerësimi i efektivitetit matet drejtpërdrejtë nga rezultatet e nxënësve.
Vlerësimi i mësimdhënësve duhet të bëhet me qëllimin që mësimdhënësit dhe veçanërisht nxënësit, të përfitojnë
Mësimdhënësit duhet të jenë të përkushtuar ndaj nxënësve dhe mësimit të tyre;
Mësimdhënësit duhet t’i njohin lëndët që i japin dhe si t’i mësojnë ato lëndë nxënësve;
Mësuesit duhet të jenë përgjegjës për menaxhimin dhe mentorimin e mësimit të nxënësve;
Mësimdhënësit duhet të mendojnë në mënyrë sistematike rreth praktikës dhe të mësojnë nga përvoja; dhe
Mësuesit duhet të jenë anëtarë të komunitetit të të mësuarit.
Shkrim për Albanian Education nga drejtoresha e shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.