E enjte, 28 Nëntor, 2024

Drejtoresha Arbreshë Krasniqi që ishte pjesë e gjeneratës kujton 15 maturantët e Malishevës: Një nga momentet më të vështira në jetën time

- Advertisement1-

Sot 19 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, 15 maturantë gjimnazist nga Malisheva, kanë hunbur jetën tragjikisht në një aksident. Pikërisht në kohën e aksidentit rreth orës 14, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në ”Lëndinën e lotëve “ në Malishevë, ku edhe janë të varrosur maturantët.

Në homazhe, bashkë me familjarët dhe shokët e saja gjenerate, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, asmablesit, profesor të gjimnazit, të prirë nga drejtori i gjimnazit Izet Hoti dhe nxënës gjimnazist.

- Advertisement -

“Në emër të kryetarit Kastrati dhe qeverisë komunale, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta të gjitha familjeve, profesorëve dhe kolegëve të gjeneratës”, tha në fjalën e rastit nënkryetari Vesel Krasniqi. Ai e cilësoi 14 tetorin si ngjarjen më të rëndë në Malishevë dhe më të dhimbshëm, sepse kemi humbur 15 maturantë, në lulen e tyre të rinisë, 15 kuadro të ardhshme. “Kujtimi për maturantët është i paharrueshëm për të gjithë ne”, tha nënkryetari Krasniqi.

Mes emocionesh, edhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte pjesë e atij ekskursion dhe ishte në gjenerate me 15 maturantët, tha se “ishin momentet më të vështira në jetën e saj dhe ishte ngjarja më e trishtueshme, por gjithsesi, në do t’i kujtojmë gjithmonë me mall”.

Më 14 tetor 2004, në atë aksident në Fushë Arrëz të Shqipërisë, kanë humbur jetën këta maturnat: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...