Drejtor e mësimdhënës/e kujdes – ministrja Nagavci njofton se inspektorët janë në terren

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë pranuar informata se nuk po respektohen procedurat dhe kriteret e zgjedhjes bazuar në Udhëzimin Administrativ për Këshillin e Prindërve, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Nagavci ka njoftuar se inspektorët e MAShTI-t janë në terren për t’u siguruar që ky proces po realizohet konform kritereve të këtij Udhëzimi.

- Advertisement -

Njoftimi nga ministrja:

Bashkëpunimi me prindër është shumë i rëndësishëm. Përfaqësimi i tyre luan rol kyç që të kemi procese transparente e gjithëpërfshirëse në shkolla.

Në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim dhe bazuar në UA për zgjedhjen, themelimin dhe funksionimin e Këshillit të Prindërve, si Ministri kemi kërkuar fillimin e procesit në nivel shkolle, komune dhe në nivel vendi.

- Advertisement -

Megjithatë, kemi pranuar informata se nuk po respektohen procedurat dhe kriteret e zgjedhjes bazuar në Udhëzimin Administrativ. Prandaj inspektorët e MAShTI janë në terren për t’u siguruar që ky proces po realizohet konform kritereve të këtij Udhëzimi.
Me kërkesë të disa shkollave kemi kërkuar nga komunat që të shtyhet afati i zgjedhjes së këshillave të prindërve edhe për 1 javë per të tri nivelet e institucioneve edukativo-arsimore.

Procesi i zgjedhjes së Këshillit të Prindërve, duhet të finalizohet gjatë muajit maj-qershor 2023, duke garantuar një proces të rregullt, transparent dhe në përputhje të plotë me UA nr.01/2023.

Ftoj komunat dhe shkollat që të respektojnë të gjitha procedurat e parapara me UA.