E premte, 7 Shkurt, 2025

Drejoresha e Arsimit në Prizren: Ka mësimdhënës që u janë shkëputur kontratat, drejtorë që kanë marrë vërejtje

- Advertisement1-

Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë e Arsimit në Prizren, ka treguar se që nga marrja e mandatit të saj e deri më sot nuk ka pasur asnjë rast të raportuar ku dyshohet se ka pasur dhunë ndaj nxenësve nga mësimdhënësit në çerdhe apo shkolla të këtij qyteti.

Veselaj-Gutaj ka thënë se me të marrë detyrën ka iniciuar punimet në rregulloren e institucioneve arsimore në Komunën e Prizrenit, kjo pasi sipas drejtoreshës kësaj komune i ka munguar një rregullore e tillë.

- Advertisement -

“Rregullorja, përpos rregullave, përgjegjësive dhe detyrave të secilit pejsëmarrës në sektorin e arsimit parasheh edhe masat disiplinore ndëshkuese” – ka thënë drejtoresha për kallxo.com.

Tutje ajo tregoi se kjo rregullore ende nuk është votuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, pasi është në përkthim.Drejtoresha tregoi se janë në fazën finale për këtë rregullore.

Veselaj-Gutaj tregoi se Prizreni ka një komision që trajton ankesat dhe kërkesat e drejtorëve, prindërve dhe nxënësve.

Ajo tha se ka mësimdhënës që u janë shkëputur kontratat, drejtorë që kanë marrë vërejtje e po ashtu edhe punëtorë teknikë që kanë marrë vërejtje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...