E premte, 22 Nëntor, 2024

Drama e një nëne: Gjyshërit më morën fëmijët para një viti nuk pranojnë t’i kthejnë

- Advertisement1-

Për çfarë nevojiten gjithë këto vendime gjykatash , kur në fund të ditës një nenë nuk përqafon dot fëmijët?


Kur flet gjykata të gjithë duhet të heshtin. Mirëpo në shumë raste vendimet e gjykatave as që ekzekutohen siç është rasti i Dianës e cila nuk takon dot fëmijët e saj.

- Advertisement -

“Jam ankuar kudo deri tek platforma e kryeministrit nuk ka asnjë zgjidhje”, tha Diana.

Diana Veizi u divorcua gjatë vitit 2016 dhe gjykata ia la asaj në kujdestari dy femijët e vegjël , kurse i shoqi u detyrua nga gjyqtari i kryeqytetit Kasteriot Gramshi që të paguante pension ushqimor dhe t’i takonte fëmijët gjatë fundjavës dhe përgjatë pushimeve dimërore dhe verore. Lufta për fëmijët nisi me prindërit e ish bashkëshortit të saj i cili jeton në Gjermani.

Gruaja pretendon se një vit më parë dy fëmijët udhëtuan drejt gjyshërve në Fier dhe prej asaj dite ajo nuk i takon më dot.

“Kam kallëzuar, çfarë s’kam bërë, përgjegjësia në radhë të parë është e gjyshërve pastaj e prokurorisë që duhet të hetojë për marrje të padrejtë të fëmijës dhe më pas e përmbarimit. Ekspertët psikologë thonë se fëmijët janë të toksikuar dhe të ndikuar”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...