E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dr.Sc. Besjana Rexhepi: Një dekade në arsim përplotë sfida e pre e shumë eksperimenteve “kozmetike”

- Advertisement1-

Dëshira për të qenë mësimdhënëse më erdhi qysh kur isha fëmijë, nga respekti i madh që pata për ish mësimdhënësit e mi të parë në shkollë fillore, por dhe nga ata mësimdhënës që favorizonin e bënin dallime, që një ditë “UNË MOS TË BËHEM SI ATA”…nuk e zgjodha si profesion, por si mision që të mundohem të shpërndajë dije në breza të rinj, deri në pension.

Rrjedhimisht gjatë rrugëtimit tim 10 vjeçar, që nga 2014, pata rastin të njoh shumë e shumë mësimdhënës e të arrijë t’i klasifikoj në disa grupacione, si në vijim:

- Advertisement -

a. Mësimdhënës të pagës- që nuk e qajnë kokën fare për pasojat e mos diturinë e nxënësve;

b. Mësimdhënës të dëgjueshëm- gjithçka që nuk mund ta dijnë shprehin vullnetin ta
mësojnë;

c. Mësimdhënës të padëgjueshëm- mund t’i kenë 30 vite përvojë pune, por me të njëjtën metodologji pune të kenë punuar 30 vite radhasi, pa mos iu përshtatur kohës;

d. Mësimdhënës punëtorë e meritorë- të tillët rrallëherë janë fytyra publike, ose dhe mund të mos jenë shpërblyer kurrë nga ndonjë institucion, sepse puna për ta është mision e jo “LËVDATË” apo “INTERES MATERIAL”, kanë dhënë Betimin Solemn të Mësuesit dhe atij ju përmbahen çdoherë.

Nga kategorizimet e lartëpërmendura më dominant është grupacioni i parë, meqë kam rastisur të bëjë hulumtime të ndryshme shkollore, sidomos në rajonin e Anamoravës, Kaçanikut, Hanit të Elezit e të Ferizajt e t’i hetoj nga afër shumë nga ta. Justifikimet janë të llojeve të ndryshme, që nxënësit nuk i dëgjojnë, prindërit nuk merren e punojnë me fëmijët e tyre, pastaj “Servilizmi Institucional” duke u punësuar mbi baza partiake e duke qenë i/e preferuari i drejtuesit të shkollës ku këta punojnë”, si dhe si gjithnjë pagat i kanë të vogla…

Trajtim për prindërit- në kohën e nënave e gjysheve tona edukata ka qenë qenësore dhe respektimi i mësimdhënësit/es numër 1, ndërsa për këtë kohë për gjënë më të vogël thuajse çdo prind, sidomos nënat e nxënësve bëhen “avokate” të fëmijëve të tyre, shpeshherë duke nxitur edhe konflikte verbale me mësimdhënësit, gjoja fëmijët e tyre janë të mirë në mësime, e mësimdhënësit nuk po i mësojnë si duhet. Prandaj, një pjesë bukur e madhe e tyre lirisht mund të them se nuk e meritojnë epitetin PRIND…

- Advertisement -rrrrrrr

Rreth institucioneve dhe planprogrameve mësimore- përgjatë 10 viteve asnjëherë nuk më ra të punoj me të njëjtat tekste mësimore e ta kem portfolion ditore, mujore e vjetore të  ngjajshme, meqë jo vetëm tekstet mësimore që i ndërronin institucionet gjegjëse arsimore, por dhe të ashtuquajturat “përgatitje të punës mësimore”. Kjo vinte si rrjedhojë e involvimit të personave jo kompetentë nëpër institucionet përgjegjëse për këto punë, si dhe pranimit të pilot projekteve të ndryshme të huaja, me pretekstin që ju përshtaten arsimit dhe shkollave, në të cilat punojnë mësimdhënësit nga e gjithë Kosova. Ndërsa praktike reale e punës e thotë të kundërtën, për një jesë të madhe të shkollave, në të cilat ende shkumësi si mjet mësimor është i vetmi, ndërsa pajisjet e tjera jo vetëm që janë në numër më të vogël, por dhe në mungesë, si të printerëve shkollorë e të letrës së bardhë.

Institucionet e lartëpërmendura me arsyetimin e futjes së nxënësit në qendër të vëmendjes dhe dhënies në fokus të trekëndëshit didaktik, si dhe politizimin e arsimit arritën të ulin në një nivel të lartë autoritetin e mësimdhënësit, e që për shumë vite problem do të jetë rikthimi i tij.

Njëherit për shumë të rinj e të reja që dikur e kanë menduar veten si mësimdhënës të ardhshëm, gjendja e tanishme po ndikon të mos e zgjedhin si profesion mësimdhënien…

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...

Sot ora e parë e mësimit në Prishtinë i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të...