Në Kosovë qe disa ditë ka nisur vaksinimi anti-Covid me vaksinën AstraZeneca.
I pari e ka marrë kryeministri Albin Kurti, dhe më pas personeli shëndetësorë dhe të moshuarit mbi 80-vjeçar.
Por a duhet të jenë prioritet edhe fëmijët për t’u vaksinuar.
Doktori Gëzim Krasniqi për Kids of Kosova tregon arsyet pse fëmijët nuk parashihet të vaksinohen në këtë fazë.
Arsyet që fëmijët nuk parashihet të vaksinohen në këtë fazë janë:
1. Vaksina AstraZeneca e sjellur në Kosovë, nuk parashihet për moshat në 16 vjet.
2. Grupi i rrezikut për komplikime pas infeksionit me Covod-19 janë moshat mbi 60 vjet dhe ata me sëmundje kronike shoqëruese.
3. Numri prej 24000 vaksinave është i vogël dhe prioritet duhet të kenë përsonat që janë në përballje direkte me të infektuarit me Covid-19 siq janë përsoneli shëndetësorë.
4. Fëmijët përkundër rrezikut të njejtë me të rriturit për tu infektuar me virusin SarsCov2, përvoja 1 vjeçare ka treguar se ata e kalojnë shumë më lehtë këtë infeksion dhe mundësi për komplikime është e ulët.
5. Duhet mbledhur përvojat e vendeve të tjera për vaksinimin eventual të fëmijëve dhe rekomandimet e prodhuesve të vaksinave.
6. Me rritjen e përqindjes së përsonave të vaksinuar ( imunizimi i tufës ) do të zvoglohet mundësia e infektimit të populates në përgjithësi e fëmijëve në veçanti.
Doktor Krasniqi apelon për kujdes.
“Prandaj të vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin tonë dhe fëmijëve tanë, pasi që fillimi i vaksinimit shënon fazën e parë të mbrojtjes definitive nga Covid-19”, thotë ai. / Kids of Kosova/