Dr. Edita Blakaj nga Vushtrria përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë në Peru

- Advertisement5 -

Një arritje që tejkalon kufijtë lokalë dhe e çon emrin e qytetit në arenën ndërkombëtare. Dr. Edita Blakaj-Shala, specialiste e endokrinologjisë në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” dhe pjesë e SHSKUK, ka përfaqësuar Kosovën si ligjëruese në Kongresin Rajonal të Endokrinologjisë “Endo Perú Sur 2026”, të mbajtur më 16–17 prill në Cusco.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet të organizuar nga Sociedad Peruana de Endocrinología, ku morën pjesë profesionistë të shëndetësisë nga i gjithë rajoni, Dr. Blakaj-Shala ka mbajtur një ligjëratë në gjuhën spanjolle mbi temën e diabetit atipik, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj profesionale.

- Advertisement - M1

Sipas saj, programi shkencor i kongresit trajtoi çështje kyçe si diabeti, obeziteti dhe çrregullimet hormonale, me fokus të veçantë në menaxhimin në kushte të lartësisë, ndërsa gjithashtu ofroi hapësirë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në nivel ndërkombëtar.

672685732 954228994164784 2883045051167987983 n

674573089 999361452763848 5810040382024061112 n

- Advertisement - m2

Kjo paraqitje konsiderohet një sukses i rëndësishëm për mjekësinë kosovare, duke e bërë që emri i Vushtrrisë të dëgjohet deri në Amerikën Latine. / Marrë nga Vushtrria Online