Dr. Afrim Poniku, Specialist Internist dhe Kardiolog, ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në UP dhe kardiolog në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, është renditur i 15-ti me më së shumti citime në Google Scholar brenda Universitetit të Prishtinës.
“Shumë i lumtur që jam i 15-ti me më shumë citime në Google Scholar! Faleminderit të gjithë atyre që janë pjesë e rrugëtimit tim profesional,” ka thënë Dr. Poniku.
Me përvojë mbi 18 vjeçare në arsim dhe 15 vjet në praktikën spitalore, ai vazhdon të kontribuojë me punime shkencore në revista prestigjioze dhe me pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare./04 Onlinet dijes!