E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Doruntina Berisha, studente në Vjenë, në garë për çmimin “European Women…”

- Advertisement1-

Doruntina Berisha është studente dhe asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Vjenës.

Ajo është në garë për çmimin “European Women of Legal Tech 2020 Award”. Ky nominim i Doruntinës ka ardhur falë kontributit të saj në udhëheqjen e projektit për zhvillimin e mësimit digjital në Universitetin e Vjenës gjatë kohës së pandemisë të këtij viti.

- Advertisement -

“Gjatë pandemisë kam krijuar platformën për të gjithë profesorët e Vjenës që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim online. Kjo platformë “Survival Guide” nuk u shpërnda vetëm në Universitetin e Juridikut në Vjenë, por edhe në Universitet e tjera në Austri”, është shprehur Doruntina Berisha për Albinfo Austria.

Doruntina Berisha studion për Juridik dhe Fizik në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2017 ajo u pranua asistente në Departamentin e Inovacionit dhe Digjitalizimit të profesor Nikolaus Forgo në Fakultetin Juridik.

Semestrin vjeshtor të vitit 2019 ajo e përfundoi në Universitetin  e Santa Clara në Silicon Balley (Kaliforni, Amerikë), ku u specializua në IT-, IP për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave me një fokus të veçantë në Inteligjencën Artificiale dhe „Legal Tech“.

Doruntina ka publikuar dy kapituj të një libri: një artikull për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave dhe një tjetër për ligjin e IP-së. (Intellectual Property Law).

Në këtë garë, Doruntina është e vetmja shqiptare në mesin e shumë nacionaliteteve të tjera.

Të votojmë të gjithë që këtë çmim ta fitojë Doruntina Berisha.

- Advertisement -rrrrrrr

Votimi është shumë i shpejtë dhe e gjeni në linkun në vijim:

Të drejtë votimi keni deri më 09.10.2020.

Doruntina Berisha

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...