Doruntina Baftiu nga Kaçaniku merr titullin Doktoreshë e Mjekësisë

- Advertisement5 -

Doruntina Baftiu ka bërë të ditur se më 13 mars 2026 ka mbrojtur me sukses temën e diplomës dhe ka fituar titullin Doktoreshë e Mjekësisë, duke realizuar kështu një nga synimet e saj më të rëndësishme akademike, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas postimit të saj në Facebook, tema e diplomës mbante titullin “Shfaqja e patogjenëve emergjentë virulent: Candidozyma auris”, një temë që trajton një çështje me rëndësi në fushën e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik.

- Advertisement - M1

Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për mentorin e saj, Lul Raka, si dhe për komisionin vlerësues të përbërë nga Isme Humolli dhe Xhevat Jakupi, për mbështetjen dhe vlerësimin profesional gjatë këtij procesi akademik.

Postimi i saj i plotë:

Zyrtarisht doktoreshë e mjekësisë!

- Advertisement - m2

Sot më datë 13.03.2026 mbrojta me sukses temën e diplomës me titull “Shfaqja e patogjenëve emergjentë virulent:Candidozyma auris” dhe fitova me shumë krenari titullin Doktoreshë e Mjekësisë, një ëndërr e ndërtuar me vite përkushtimi dhe punë të pandërprerë.

Me zemër plot mirënjohje dhe dashuri, dua të falënderoj së pari prindërit e mi, forcën time më të madhe, dhe gjithë familjen time.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mentorin tim Prof. Dr. Lul Raka dhe komisionin vlerësues Prof.Dr. Isme Humolli,Prof. Dr. Xhevat Jakupi, për vlerësimin profesional dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fushën e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik në Kosovë. Është nder dhe privilegj të vlerësohem nga personalitete të tilla.

Falënderim të veçantë edhe shoqërisë sime, që ka qenë afër meje në momente të bukura dhe të vështira, duke krijuar kujtime të paharrueshme përgjatë këtij rrugëtimi.

E juaja,
Dr.Doruntina Zekirja Baftiu

dff