E diel, 23 Shkurt, 2025

‘Dorëzohet’ Rrahman Jasharaj: Nuk do të ketë Ligj të Pagave as në vitin 2023

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka mbështetur idenë e AAK-së për ngritjen e pagës në mënyrë lineare për 30%.

Sipas tij kjo ide do t’i ulte tensionet të cilat pritet të ngriten në janar , pasi Jasharaj beson që nuk do të ketë Ligjit të pagave as në vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

Jasharaj u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk po ndalet me tendencat për të zhbërë sindikatat.

“Ideja që të kemi një ngritje lineare deri në 30% do të ishte një ndihmës e madhe për të gjithë ne sidomos do të ishte domethënëse për ata që i kemi me paga tepër të ulëta në arsim e kam fjalën për punëtorët tekniko-ndihmës… Lajmet e konfirmuara se nuk është ndarë një pjesë e duhur nga projektligji për buxhetin 2023 për Ligjin e Pagave flet qartë dhe duhet ta kuptim të vërtetën e hidhur se as në vitin 2023 ligjit të Pagave nuk do të kemi dhe po e bëjë një krahasim për ta dëshmuar lojën e bërë nga Qeveria. Gjatë grevës kishin dal me pompozitet se ligji i Pagave po bëhet, arsimtarët kanë kaq koeficiente e zbuluan atë 120 që e mohuan vetë… Kërkesa 30% do t’i qetësonte gjakrat do ta qetësonte situatën të punësuarit do ta kuptonin si mbështetje të këtyre institucioneve sepse mos të harroj qeveria se greva nuk është mbyllur është pezulluar dhe ato premtimet se në janar do të kemi ligjin e Pagave dhe do të jetë i shkëlqyer prapë do të ngritën pikëpyetje dhe tensione”, theksoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...