Dorëzohet Kurti, nesër në mëngjes e pret në takim Rrahman Jasharajn

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pres nesër në takim Kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, njëherit Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK’së, Rrahman Jasharajn, ani pse para disa ditësh kishte thënë se s’do ta takojë.

- paragrafi 1 -

Se do të ketë takim mes Kurtit me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, drejtues i të cilit është Jasharaj, e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

- Advertisement -

Kryeziu ka deklaruar se takimi do të mbahet në mëngjes, por s’e ka treguar orën e saktë.

“Po, në mëngjes”, ka thënë shkurt Kryeziu.

Ndryshe, Kurti në një konferencë për media para dy jave, kishte deklaruar se si kryeministër e takon vetëm kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura (BSPK-së) Atdhe Hykollin, dhe jo liderë sindikal të tjerë ndaras.

- Advertisement -

Kurti kishte thënë se nuk është në rregull që të kapërcehet Hykolli, e të takohet me liderë të degëve sindikale.

“Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi”, kishte deklaruar Kurti.

Ai e kishte “goditur” Jasharajn, duke thënë se në të kaluarën liderë të degëve sindikale kishin krijuar lidhje direkte me kryeministra, president e ministra dhe se ishte prishur një rregull i tillë.

“Ka ndodhur ashtu në të kaluarën, kur liderë të degëve sindikale kanë krijuar lidhje direkte me politikan, president e ministra dhe e kanë prishur rregullsinë. Unë jam social-demokrat dhe organizimi sindikal është për të drejtat e punëtorëve. Por kërkesat absurde irracionale, që janë më shumë dëshira arbitrare nuk mund të ecin përpara”, kishte thënë kreu i Qeverisë.