Anëtarët e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë Speciale ministren e Arsimit Arbërije Nagavci.
Sipas anëtarëve të Komisionit ka dyshime për shkelje të mëdha lidhum me aplikimet për libra, si dhe hezitim nga ana e pushtetit për të treguar shifrat.
“Pasi që komisioni ka gjetur shkelje të medha lidhur me atë se ka pasur familje që nuk jetojnë fare në Kosovë por që kanë aplikuar për libra”.
“Anëtarët e VV-së nuk kanë pranuar që të i dorëzojnë listat e përfituesve. Për këtë arsye është dorëzu ky kallëzim penal në menyrë që prokuroria të vërtetojë të gjeturat e komisionit”, deklaruan anëtarët e Komisionit.