Dorëzohet kallëzim penal kundër ministres Nagavci, për subvencionim të teksteve shkollore

- Advertisement -

Sot, anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore do të dorëzojnë një kallëzim penal kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Prokurorinë Speciale.

- paragrafi 1 -

Kallëzimi do të dorëzohet nga anëtarët e komisionit, në orën 11:30.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi të shpërndarë, komisioni ka ftuar përfaqësues të mediave dhe grupeve të interesit për të qenë të pranishëm gjatë dorëzimit të kallëzimit.

Potencohet se anëtarët e komisionit, të udhëhequr nga Shemsedin Dreshaj (kryetar), Ardian Kastrati (nënkryetar), dhe deputetët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu, do të dorëzojnë dokumentet përkatëse në hyrjen e Prokurorisë Speciale në orën 11:30.

Ky kallëzim penal ka të bëjë me akuzat për subvencionimin e teksteve shkollore, një çështje që ka shkaktuar diskutime të shumta në publik dhe ka nxitur hetime lidhur me shkeljet e mundshme ligjore.