Dorarta Shabani zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Nedakoc” në Vushtrri

- Advertisement5 -

Dorarta Shabani është zgjedhur mësuese e dallur në shkollën në “Nedakoc” në Vushtrri, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

 

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Zgjedhja e mësimdhënësit të dalluar

Në mbledhjen e Këshillit të mësimdhënësve, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit për zgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar, MËSIMDHËNËSE E DALLUAR e shkollës sonë u zgjodh Dorarta Shabani.

- Advertisement - m2

Mësimdhënësja Dorarta Shabani gjatë përvojës së punës 8 vjeçare ka vazhduar zhvillimin profesional duke kryer trajnime të ndryshme në fushën e mësimdhënies, gjithëpërfshirjes, vlerësimit, teknologjisë dhe të tjera.

Si mësimdhënëse e përkushtuar në punë, është e angazhuar edhe në komisione të shkollës, ku punët e caktuara i kryen me përgjegjësi.

Merret me aktivitete jashtëkurrikulare dhe është anëtare e Këshillit organizativ për këto aktivitete.

Me iniciativat e saj të veçanta, mësimdhënësja Dorartë i bën nxënësit të ndihen të vlerësuar për punën e tyre duke i motivuar për të qenë të suksesshëm gjatë jetës.
Krahas mësimit të rregullt, për përparimin e nxënësve mban edhe mësim plotësues.

631593665 1428892332357984 8693654282950883466 n