Donjeta Sahatçiu përuron shkollën 42 në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë – në përurim pjesë edhe Macroni e Rama

- Advertisement -

Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se në Tiranë ka përuruar shkollën e parë të lartë të kodimit me mësim jotradicional në rajon, shkruan AlbanianEducation.net

- paragrafi 1 -

Ajo ka shkruar se ajo kishte pasur synim që kjo shkollë të hapet në Prishtinë, por që projekti ishte mbetur pezull padrejtësisht.

- Advertisement -

“Jeta ka një mënyrë të vetën me i çu deri në fund rrugëtimet që mbesin përgjysmë … Në Prishtinë, një prej kapitujve më domethënës të udhëtimit dyvjeçar në qeverisje ka qenë angazhimi me gjithë zemër me e mundësu hapjen e shkollës 42 në Prishtinë – një projekt që, ndonëse mbeti pezull padrejtësisht pas dy viteve punë, gjithmonë ka qenë një vizion që e kam dashtë me e pa të realizume. Një përpjekje e nisun prej besimi – në fuqinë e edukimit, në teknologjinë si mundësi, e në çka 42 mundet me u dhanë të rinjve tanë”.

“Në Prishtinë, çdo takim me ekipin e 42 e përfundoja atëherë me “Let’s do this!” – tash e them me zemrën plot: “We did it!” në Tiranë, e me një dëshirë që nuk shuhet – me e pa këtë vizion të gjallë edhe në Prishtinë”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

 

Postimi i plotë i Donjetës:

Jeta ka një mënyrë të vetën me i çu deri në fund rrugëtimet që mbesin përgjysmë …

Në Prishtinë, një prej kapitujve më domethanës të udhëtimit dyvjeçar në qeverisje ka qenë angazhimi me gjithë zemër me e mundësu hapjen e shkollës 42 në Prishtinë – një projekt që, ndonëse mbeti pezull padrejtësisht pas dy viteve punë, gjithmonë ka qenë një vizion që e kam dashtë me e pa të realizume. Një përpjekje e nisun prej besimi – në fuqinë e edukimit, në teknologjinë si mundësi, e në çka 42 mundet me u dhanë të rinjve tanë.

Një vit ma vonë, një kthesë e papritun e fatit më çoi në Tiranë – në një kohë e vend që sot ma shumë se rastësi, po më duket si vazhdimësi. Me emocione të përzime e ndjenjë të madhe përgjegjësie, e mora përsipër me ndërtu e me udhëheqë 42 Tirana – shkollën e parë të lartë të kodimit me mësim jotradicional në rajon. Vazhdim i një misioni që e kam nisë dikur – në një kontekst të ri, në shtëpinë teme të re, por prapë për shqiptarët. ❤️

Mbrëmë pata nderin me mirëpritë dhe shoqëru Presidentin Emmanuel Macron, Kryeministrin Edi Rama dhe themeluesin e 42 në Paris, Xavier Niel në përurimin e kampusit të ri. Bashkë me studentët e parë, ekipin, bashkëpunëtorë e miq, ndamë një natë që s’harrohet lehtë. Një mision që u arrit!

Tirana u bë pjesë e familjes globale të 42-shit – 55 kampuse në botë që e sfidojnë mënyrën tradicionale të mësimit. Këtu, në zemër të qytetit, n’Piramidën ikonike. Falë përkrahjes së Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkia e Tiranës dhe Qendra Piramida, kjo shkollë është tanimë realitet.

Në vetëm tre muaj, mbi 2,000 regjistrime për 150 studentët e parë që nisin në tetor. Nji fillim që tregon shumë për nevojën e transformimit të edukimit dhe jep shpresë për mundësi të reja.

Në Prishtinë, çdo takim me ekipin e 42 e përfundoja atëherë me “Let’s do this!” – tash e them me zemrën plot: “We did it!” në Tiranë, e me një dëshirë që nuk shuhet – me e pa këtë vizion të gjallë edhe në Prishtinë.