Arkitektura nuk është vetëm ndërtim, është një gjuhë e heshtur që flet me shpirtin njerëzor, me natyrën dhe me kohën. Kështu e përshkruan Donjeta Morina nga Drenasi temën e saj të masterit, e titulluar: “Shërimi përmes dizajnit biofilik – Qendër rehabilitimi për personat e varur nga substancat narkotike dhe alkooli”, mbrojtur në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
E udhëhequr nga motoja “Në zanafillë ishte shpresa”, Donjeta sjell një vizion të thellë mbi fuqinë që ka natyra kur integrohet në dizajnin e hapësirave rehabilituese. Projekti synon të krijojë ambiente që ndihmojnë në rigjetjen e qetësisë shpirtërore, përmirësimin emocional dhe rimëkëmbjen fizike – përmes meditimit, aktivitetit fizik dhe lidhjes me natyrën.
“Ky projekt nuk është vetëm kulminacion i një rruge akademike, por fillimi i një përkushtimi të përjetshëm për arkitekturën si mjet të shërimit, mirëqenies dhe dinjitetit njerëzor”, ka theksuar ajo në prezantimin e saj.
Marrë nga Drenica Online