Doni të çliroheni nga stresi? Këto janë tre metoda efektive që përdorin psikologët

- Advertisement -

Psikoterapisti, shkrimtari dhe pedagogu Jeffrey Sumber përdor metoda të tilla për të përballuar stresin.

- paragrafi 1 -

Psikologët janë specialistët që na ndihmojnë të zgjidhim probleme, të kapërcejmë frikën dhe të qartësojmë ndjenjat tona në mënyrë që të jemi të qetë dhe të shëndetshëm, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Mirëpo, edhe psikologët janë qenie njerëzore që ndonjëherë duhet të përballojnë stresin. Bright Side na tregon disa metoda që përdorin edhe profesionistët për reduktimin e stresit:

Shkruajnë çdo gjë që ju vjen në mendje

John Duffy, një psikolog klinik dhe autor i një libri mbi edukimin e adoleshentëve, thotë, “Për të ulur stresin, mbani shënime. Mendimet, situatat, marrëdhëniet me njerëzit, idetë i shkruaj dhe i jap strukturë gjithçkaje që më vjen në mendje. Ky proces krijues është me të vërtetë i dobishëm sepse harrojmë problemet, mendimet bëhen më të qarta dhe tensioni ulet. Më pas, unë mund t’i shoh gjërat nga një këndvështrim tjetër”.

- Advertisement -

Zgjedhin përbërësit për një ushqim që duan të gatuajnë

Psikoterapisti, shkrimtari dhe pedagogu Jeffrey Sumber përdor metoda të tilla për të përballuar stresin:

“Kur ndihem në depresion, më pëlqen të ha. Por duhet të jetë ushqim i shëndetshëm ose një pjatë që kurrë nuk e kam bërë më parë.

Kaloj shumë kohë nëpër dyqane për të zgjedhur përbërësit. Pastaj i rregulloj me shumë kujdes. Shpesh i publikoj rezultatet në Facebook në mënyrë që t’i bëj ziliqarë shokët e mi”.

Shtrëngojnë muskujt

Psikoterapisti amerikan Kevin Chapman përdor metodën e relaksimit progresiv të muskujve që u zhvillua në vitin 1920. Ideja është e thjeshtë: pas çdo tensioni të fortë, vjen një relaksim i fortë.

Kjo do të thotë që ju duhet të shtrëngoni muskujt tuaj për 10 sekonda dhe pastaj të fokusoheni në ndjenjën e relaksimit për 20 sekonda.

Ka 200 ushtrime për të gjitha grupet e muskujve në total. Vetëm mos harroni t’i kushtoni vëmendje çdo grupi të muskujve.