DONACION: Uji Crystal iu dërgon shishe uji nxënësve të klasave të para të shkollës “Emin Duraku” në Prizren

- Advertisement -

Në këto ditë të nxehta, Uji Crystal po i freskon nxënësit në disa shkolla publike.

- paragrafi 1 -

Sot gjatë orëve të mësimit ku temperaturat ishin tejet të larta, rreth 200 nxënës të klasave të para të shkollës “Emin Duraku” në Prizren janë freskuar me ujë Crystal.

- Advertisement -

Uji Crystal ju ka dërguar shishe uji të gjithë nxënësve të klasave të para.

Drejtori i shkollës, Rrahim Bekteshi, ka falënderuar Uji Crystal për donacionin për nxënësit e klasave të para.

- Advertisement -

Uji Crystal për Festën e Abetares ka mbështetur edhe shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe shkollën ” Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ku poashtu ju ka dërguar ujë nxënësve të klasave të para.

Uji Crystal do të jetë gjithnjë e më i pranishëm te nxënësit dhe mësimdhënësit, pasi çdo muaj do të dërgohen donacione me ujë në shkollat e vendit.

Uji “Crystal”vjen nga një burim i pastër në lartësi mbi 1100 metra në malet e fshatit Gmicë në komunën e Kamenicës, larg ndikimit të vendbanimeve dhe ndotjes. Ai njihet si një produkt 100% natyral dhe i pa shtuar, me cilësi të lartë A+ sipas analizave. Kompania “Water Group Kosova” e ka investuar në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë bashkëkohore për të garantuar përpunimin dhe paketimin sipas standardeve evropiane.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Uji Crystal