Prindërit e klasës III/4 në shkollën “Xhemail Mustafa” kanë dhuruar perde të reja për klasën, duke krijuar një ambient më të ngrohtë, më të ndritshëm dhe më mikpritës për nxënësit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Donacion nga prindërit – Një gjest i vogël që solli një ndryshim të madh
Me shumë dashuri dhe kujdes, prindërit e klasës III/4 dhuruan perde të reja për klasën, duke krijuar një ambient më të ngrohtë, më të ndritshëm dhe më mikpritës për nxënësit. 🪟🌞
Ky gjest i thjeshtë por domethënës tregon fuqinë e bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkushtimin! ❤️🤝