E hënë, 20 Janar, 2025

DONACION NË SHKOLLA: Uji Crystal dhuron aparatë të ujit, bidonë dhe ujë për Gjimnazin ’17 Shkurti’ në Obiliq

- Advertisement1-

Gazeta Online Albanianeducation.net ka kënaqësinë të njoftoj të gjithë lexuesit e saj, në veçanti shkollat e vendit se ka nisur bashkëpunimin me Ujin Crystal, që buron nga zemra e maleve të fshatit Gmicë të Kamenicës.

Nga kjo javë, Uji Crystal do të jetë gjithnjë e më i pranishëm te nxënësit dhe mësimdhënësit, pasi çdo muaj do të dërgohen donacione me ujë në shkollat e vendit.

- Advertisement -

Uji Crystal, veçse ka bërë dërgesën e parë si donacion te Gjimnazi “17 Shkurti” në qytetin e Obliqit.

Drejtuesit e Ujit Crystal ditë më parë bën një donacion të aparatëve të ujit, bidonëve dhe ujit për Gjimnazin ’17 Shkurti’, ku u pritën nga drejtoresha e shkollës.

Postimi i kompanisë:

Kontribuojmë drejt një të ardhmeje më të mirë, e të shëndetshme! Uji Crystal ditë më parë bëri një donacion të aparatëve të ujit, bidonëve dhe ujit për Gjimnazin ’17 Shkurti’.

Faleminderit që na lejuat të jemi pjesë e kësaj nisme.
#17Shkurti #UjiCrystal

- Advertisement -rrrrrrr

 

Uji “Crystal” vjen nga një burim i pastër në lartësi mbi 1100 metra në malet e fshatit Gmicë në komunën e Kamenicës, larg ndikimit të vendbanimeve dhe ndotjes. Ai njihet si një produkt 100% natyral dhe i pa shtuar, me cilësi të lartë A+ sipas analizave. Kompania “Water Group Kosova” e ka investuar në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë bashkëkohore për të garantuar përpunimin dhe paketimin sipas standardeve evropiane. 

Uji Crystal – natyral dhe i pastër 

Në peizazhin malor, larg trazirave urbane dhe ndikimeve njerëzore lindi uji “Crystal” – një burim i vërtetë i natyrës që rrjedh përmes malet e gjelbëra të Kamenicës. Me një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit dhe i mbrojtur nga flora dhe fauna e pasur e zonës, ky ujë i kristaltë merr formën e një produkti të pakontaminuar dhe të pasur me veti ushqyese dhe njëkohësisht është kombinim i ahut dhe gurines.

Ujë që buron në mënyrë natyrale  

Për dikë që vlerëson natyrën dhe kërkon produktet më të mira që ajo ofron, burimi i ujit “Crystal” është sinonim i pastërtisë. Uji buron nga thellësitë e tokës ku ka qenë i izoluar për mijëra vjet, duke ruajtur kështu një përbërje minerale të balancuar dhe një freski që është e vështirë të gjendet në ujërat e paketuar.

Teknologjia dhe infrastruktura  

Water Group Kosova ka ndërtuar një fabrikë bashkëkohore në fshatin Gmicë me një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë, e pajisur me teknologjinë më të avancuar në sektorin e përpunimit dhe paketimit të ujit. Duke investuar në këto teknologji, kompania siguron që uji “Crystal” të dalë direkt nga burimi dhe të arrinë në konsumator pa ndërprerje të cilësisë dhe pa shtesa të pa shëndetshme.

Angazhimi për cilësi  

Uji “Crystal” kalon nëpër një sërë kontrollash të rrepta për të siguruar që ai të plotësojë dhe të tejkalojë standardet e kualitetit A+. Synimet janë të qarta: uji duhet të jetë jo vetëm i shijshëm, por edhe të plotësojë nevojat shëndetësore të të gjithëve, nga konsumatorët e brenda vendit deri te ata përtej kufinjve.

Uji “Crystal” është më shumë se një zgjedhje e shëndetshme; është një deklaratë e angazhimit ndaj pastërtisë, shëndetit dhe respektit për mjedisin. E paketuar me përkushtim dhe kujdes, çdo gllënjkë reflekton esencën e një burimi pranveror që ftoh, ushqen dhe rigjeneron.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Uji Crystal

Web: crystalkosova.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...