E diel, 23 Shkurt, 2025

Dolën shtesat prej 50 euro veç për tetor, flet Rrahman Jasharaj

- Advertisement1-

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar mesditën e sotme edhe pagat për mësimdhënësit.

Por, ani pse paga e tyre është marrë e plotë, shtesat prej 50 eurove në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin, janë ekzekutuar vetëm për muajin tetor.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj bëri të ditur se shtesa prej 50 eurove e muajit të kaluar nuk është ekzekutuar me pagën e muajit tetor.

“Pagat kanë dalë për mësimdhënësit. Ka dalë paga e plot dhe një shtesë prej 50 eurove. Ajo e muajit shtator nuk është ekzekutuar. Po besoj kështu ka ndodhur edhe me sektorët tjerë publik”, tha Jasharaj për Reporteri.net.

Në fund të muajit tetor, Ministri Hekuran Murati pati thënë se 50 euro shtesë të muajit shtator nuk do të ekzekutoheshin, për shkak se tashmë pagat ishin procesuar, por në muajin tetor në formë retroaktive do t’i marrin shtesat e muajit shtator dhe të muajit tetor.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, pati deklaruar Murati.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...