E diel, 19 Janar, 2025

Rrëfim i shkëputur nga realiteti i sotëm i një dite mësimi

- Advertisement1-

E unë kujt t’i iki?- kjo është pyetja ironike që i bën vetes mësuesja Ermira Ymeraj, pasi përfundon një orë mësimi letërsie në një klasë me gjimnazistë. Rrëfimi është shkëputur nga realiteti i sotëm i një dite mësimi.

Ditar ditor!
Dy orët e para letërsi.Klasa e 11.

Tema: Bajroni.

- Advertisement -

Analizë e veprës letrare: Shtegtimet e Çajld Haroldit.

E nisa mësimin me një sekuencë të shkurtër filmike: Udhëtimi i Bajronit. I ftova nxënësit të ngulisnin sa më shumë të dhëna dhe më pas të më drejtonin pyetje.

Dy nxënëse me vonesë, hapën derën pa trokitur, s’më thanë asgjë, u drejtuan menjëherë te banka e tyre. Iu drejtova me politesë,- ju lutem çfarë duhet të më thoshit para se të hynit?

Përgjigjja:  eee po, a mund të hymë?

U thashë: asgjë më shumë?!

-Po edhe na fal për vonesën.

- Advertisement -rrrrrrr

-E po mirë, mund ta bëjmë,- i thashë. Dilni dhe njëherë jashtë, trokisni në derë dhe kërkojuni ndjesë shokëve që ia ndërpretë mësimin.

E  bënë të sforcuar dhe me shumë përtesë njëra dhe me pak bezdisje, i dukej se po e tallja dhe me nënqeshje nën buzë iu drejtua dhe njëherë derës. Hynë, u ulën, dhe qetësisht i ftova dhe dy nxënëset të bëhen pjesë e mësimit.

Bie dera! Hapet dhe në derë një tjetër vajzë.

-Zysha nadja e mirë, më fal për vonesën, më vonoi fugoni, a mund të hyj?

-Patjetër,- i thashë. – Të falënderoj për mirësjelljen, bëre atë që normalisht duhet ta bëjë secili nga ne, pavarësisht shkaqeve, kur ndërpret një punë të nisur.

E ftova dhe nxënësen që sa erdhi, të përfshihej në grupin e vet të punës. Pamjet filmike prej 1min e 30 sekonda e përsërita dhe njëherë.

-Çfarë ju bëri përshtypje dhe cilat janë pyetjet që ju vinë nga kureshtja për të njohur  a ditur më shumë për qëllimin e udhëtimit të  Bajronit?

Heshtje! Këmbëngula, – çfarë bëni kur udhëtoni dhe nëse mundeni udhëtimin ta bëni në mendjen tuaj me anije?

Një nxënës pas 10 sekonda tha: fotografoj vende. Të tjerët heshtën, tjetër kërkova, nxënësi i dytë,- shijoj udhëtimin.

-Si, çfarë bën për ta shijuar?

Ngurrim. Heshtje! Mëngjes, ende s’po përfshihen me gjallëri. Klasën e 11 e kam marrë këtë vit, nuk ju kam bërë letërsi në vitin paraardhës. As udhëtimin imagjinar nuk munda t’jua marr. I ndihmova me pyetje.

 

-Cilat janë ndjenjat që përjetoni kur jeni qoftë me familjen a shokët e shoqet në një udhëtim?

Dy zëra u dëgjuan, -flasim , qeshim me batuta, këndojmë, dëgjojmë këngë, shohim përreth.

Xhanëm pesë minuta kam që kërkoj të zgjoj dëshirën e tyre për t’u shprehur lirshëm. E mendova ndoshta s’kanë udhëtuar asnjëherë, ndoshta se njohin detin, malin, mbase e vetmja rrugë që bëjnë është shtëpi- shkollë- shtëpi. E shtrova ndryshe: – A keni udhëtuar ndonjëherë?

Dy nxënës u përgjigjën që – po, kemi shkuar në plazh dhe në Tiranë. E një tjetër, -në mal te gjyshërit.

-A mund të ndërrojmë role, më pyesni ju ç’ bëj unë kur udhëtoj?

Thashë po vendosem në rolin e Bajronit e po ua tregoj se ç’bëri ai gjatë udhëtimit. E kalova këtë pjesë pa parë në sytë e tyre kërshëri. Apati, dhe mbi të gjitha sy të përhumbur pa vëmendje.

Ndërrova pyetje: – do ju them disa tipare, dhe ju më thoni çfarë ju bën të mendoni tek dëgjoni këto tipare. Është rebel dhe melankolik njëherësh, mes ëndrrës dhe realitetit, i pakënaqur, i zhgënjyer. Është i ftohur nga dëshira për të jetuar në mjedisin ku i rrit, nga njerëzit që e rrethojnë.

Përgjigjja: heshtje!

Bie dera, një nxënës hap derën, hyn dhe më thotë, – i tesh erdha a ban me hy? I thashë prit sa të mbarojë ora dhe hyr në tjetrën. – O a ftohtë jashtë,- dhe shau nëpër dhëmbë. E vazhdova dhe pak mësimin duke kërkuar që herën tjetër të lexojnë 2 fragmente “Lamtumirën dhe Shqipëria dhe shqiptarët”.

Ra zilja.

Dola nga 90 min mësim pa i zgjuar nxënësit nga gjumi. E ç’ju duhet një romantik, ç’ju hyjnë në punë shtegtimet e tij, mbresat e tij, ç’ju duhet heroi që ai ndërtoi, ç’ju duhem unë që kërkoj t’i bëj të mendohen, të udhëtojnë me imagjinatën, të njohin karaktere, të hyjnë pa trokitur me syrin e vëzhguesit në hapësira, mjedise të pashkelura vërtet, të takohen dhe pa dëshirën e tyre një herë me Faustin,  Mefistofelin, Margaritën,  një herë tjetër me Kuazimodon, Esmeraldën, Frolo, Febys, e sot me Haroldin: njeriun e mërzitur me atdheun e tij, pelegrinin që shtegton, pasi ka kaluar ngopjen dhe në neveri i ik civilizimit.

E unë kujt t’i iki?

Nga Ermira Ymeraj, mësuese 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...