E shtunë, 23 Nëntor, 2024

DOKUMENT: Zbardhet udhëzimi – lajm i rëndësishëm për studentët

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione. Kështu sipas udhëzimit, leksionet do të jenë me detyrim.

Në udhëzimin e ri, thuhet se për programet e studimit të ciklit të parë nevojiten një pjesëmarrje deri në 75% të leksioneve. Ndërkohë sa i përket masterit profesional, duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve ndërsa të masterit shkencor deri në 75%.

- Advertisement -

Qëllimi i këtij udhëzimi, sipas Ministrisë është përcaktimi i frekuentimit të procesit mësimor sipas llojit të veprimtarive mësimore në programet e studimit me karakter profesional, programet e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë e studimit. Pra kjo % e mungesave të lejuara është e ndryshme për Fakultete, por edhe programe mësimore. Minimumi është i prezencës në auditorë do të jetë 50%.

“Programi i studimit të ciklit të tretë ‘doktoratë’ mund të përmbajë si pjesë të tij lëndë të formimit teorik deri në 30 kredite, të cilat realizohen në vitin e parë të programit. Në studimet e doktoratës ku angazhimi në kërkimin shkencor është me kohë të plotë ose të zgjatur, frekuentimi duhet të jetë jo më pak se 75%”, nënvizohet në udhëzimin e Ministrisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...