DOKUMENT: Nga 28 shkolla në Rahovec, shumica e mësimdhënësve për vazhdimin e grevës

- Advertisement -

Shumë shkolla në komuna të ndryshme të vendit po deklarohet për vazhdimin e grevës deri në arritjen e një marrëveshje Qeveri-SBASHK.

- paragrafi 1 -

Jo veç në Prishtinë, Gjakovë e Malishevë, por edhe në Rahovec shumica e mësimdhënësve po deklarohet për vazhdimin e grevës, dhe jo pezullimit.

- Advertisement -

Nga 28 shkolla të Rahovecit, ku kanë marrë pjesë në votim 541 mësimdhënës, shumica janë deklaruar për vazhdimin e grevës, shkruan Albanian Kids Education.

Konkretisht 333 mësimdhënës janë deklaruar për vazhdimin e grevës, kurse 190 për pezullim.