Është mjeku i njohur gjinekolog nga Turqia e që vepron në Kosovë Dr. Goksu Goç, i cili ka botuar një letër-falënderim që ka ardhur në adresë tij, nga një familje e Kosovës, respektivisht një familjar, motra e të cilit dhe bashkëshorti i saj, pas 23 vitesh janë bërë prindër, duke sjellur në jetë një fëmijë të shëndetshëm.
Qytetari Bekim Gollopeni, me profesion inxhinier, ka dërguar letër-falënderim motivues, në adresë të Dr. Goksu Goç, pasiqë familja e tij tashmë ndjehen të përmbushur, meqë motra e tyre suksesshëm është bërë nënë.
Letra e plotë:
“I nderuar doktor Göksu Göç,
Sot jam këtu me ju, ndryshe nga çdo herë tjetër, për të ndarë gëzimin që mua dhe familjes sime na mungoi për 23 vite me radhë!
Falë Zotit dhe punës suaj, familjes sonë iu kthye shpresa.
Unë, Nazmia dhe Hetemi jemi përjetësisht falënderues për durimin, profesionalizmin dhe energjinë pozitive që keni ndarë me ne për 6 vite përpjekjeje për ta bërë realitet ëndrrën e vetme që motra ime e jetoi për këto 23 vite.
Nuk gjejë dot fjalë për të shprehur këtë gëzim, por lutjet tona për ju dhe familjen tuaj janë të panumërta. Dashtë Zoti që të keni jetë të gjatë e të shëndetshme dhe me këtë staf të mrekullueshëm qe keni, ta ktheni shpresën në çdo familje.
Zoti ju shpërbleftë për të gjitha që keni bërë për ne!
Është hera e parë që sot xhelozova një mjek, sepse edhe unë me shumë përkushtim e ushtroj profesionin tim të inxhinierit, por e di që asnjëherë nuk do të arrijë që ta bëj të lumtur klientin tim siç arritët ju të na gëzoni neve sot. Prandaj, profesioni juaj është më fisniku dhe i pashembullt në këtë botë.
Zoti i bekoftë të gjithë mjekët që me kaq shumë përkushtim
dhe humanizëm si Ju e ushtrojnë profesionin e tyre. Zoti ju shpërbleftë për të gjitha që keni bërë për ne! Prishtinë 14. 03. 2022″-shkruan Bekim Gollopeni.
Ndryshe, mjeku i njohur gjinekolog Goksu Goç për vite të tëra jeton dhe vepron në Prishtinë, duke shërbyer në klinika të ndryshme, çdoherë aty ku kërkohet nevoja. Dr. Goç shquhet për njohuritë por edhe për afërsinë dhe komunikimin me pacient./Njeshi&RADIO 1/