E hënë, 20 Janar, 2025

Doktorët shpëtojnë beben 10-muajshe, rrota e makinës lodër iu ngul në kafkë

- Advertisement1-

Doktorët kanë arritur të shpëtojnë një bebe vajzë 10-muajshe pas një aksidenti horror ku boshti i rrotës së lodrës së saj iu ngul në kafkë, disa milimetra larg trurit.


Në grafitë me rreze X shihej sesi metali kishte depërtuar në kafkën e vogëlushes dhe doktorët fillimisht besonin se kishte shpuar trurin e saj.

- Advertisement -

Prindërit e të voglës thanë se aksidentalisht kishte rënë mbi objektin duke luajtur në shtëpinë e saj në Moskë.

Doktorët e spitalit të fëmijëve Speransky, zbuluan më tej se sipërfaqja e trurit të saj nuk ishte dëmtuar dhe vijuan të heqin objektin duke përdorur një “instrument special “.

Kirurgu Ruslan Molotov tha: “Ne duhet të siguroheshim që asnjë pjesë e objektit të mos mbetej në brendësi dhe në zonën e dëmtuar”. Ai shtoi se fëmija nuk do të ketë dëme të përhershme nga incidenti.

Disa javë më parë një fëmijë i vogël në Britani kishte gëlltitur 14 magnetë të vegjël duke menduar se ishin ëmbëlsira. 22-muajshja Becca Mccarthy, kishte gëlltitur topat shumëngjyrësh, kur mamaja e saj Sam nuk e kishte mendjen. Lodra thuajse vrasëse ishte blerë në faqet e shitjeve në internet dhe një studim i fundit ka zbuluar se 60 perqind e lodrave të shitura në dyqanet online mund të vrasin ose të plagosin rëndë fëmijët e vegjël.

Mes produkteve më të rrezikshme përfshihen bateritë që mund të djegin të brendshmet e fëmijëve, si dhe lodrat me korda të gjata që mund të mbysin fëmijët për vdekje, prandaj kujdes i veçantë duhet të tregohet nga prindërit për objektet me të cilat mund të bien në kontakt të vegjëlit e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...