E enjte, 23 Janar, 2025

“Do vazhdojmë të punojmë për të siguruar nevojat e mësuesve dhe nxënësve”

- Advertisement1-

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pritur sot në takim përfaqësues të SBASHK-ut për të diskutuar mbi çështje të rëndësishme në sektorin e arsimit.

Në njoftimin e bërë thuhet se problem shqetësues vazhdon të mbetet kontrata kolektive.

- Advertisement -

Poashtu bëhet e ditur se procesi mësimor do të filloj më 2 shtator.

Njoftimi i plotë:

Takimi me Përfaqësues të SBASHK-ut për Çështje të Arsimit. Sot, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi çështje të rëndësishme që prekin sektorin e arsimit në vend.

Problem shqetësuese vazhdon të mbetet kontrata kolektive, e cila duhet sa më shpejt të nënshkruhet në mes qeverisë dhe sindikatave, si dhe ligji për pensionet, ku vazhdon diskriminimi i punëtorëve të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90, në mënyrë të veçantë diskriminimi i mësimdhënësve.
Lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 Shtator. Megjithatë, problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë.

Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të ngushtë me SBASHK-un dhe akterët e tjerë relevantë për të siguruar që nevojat e mësuesve dhe nxënësve të përmbushen dhe që arsimi në Kosovë të përparojë në mënyrë të qëndrueshme

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...