E hënë, 25 Nëntor, 2024

Do të ndryshosh jetë? Tre mësime nga tre mësuese

- Advertisement1-

Teresa Budetta

Dua shumë të rrethohem me miq të rinj. Dua shumë të ndaj eksperienca dhe ëndrra. Por, një ditë zbulova se e doja shumë. Aq shumë, sa zbulova se isha transformuar në pasqyrim të të tjerëve.

- Advertisement -

Unë nuk mund të dalloja më dëshirat e mia nga pritshmëritë e tyre, a ju ka ndodhur kjo ndonjëherë edhe ju? Në letër nuk më mungonte asgjë, një të dashur të përsosur, një punë që më pëlqen, një grup i mirë miqsh në Berlin, por ndjehesha e humbur, pa një mision, një ndjenjë të thellë.

Vendosa që ishte koha për të ndryshuar, të dilja nga zona ime e rehatisë dhe të hidhesha në jetën reale. Rezervova një fluturim në një vend të panjohur, ku asnjë nga shokët e mi nuk kishte qenë ndonjëherë dhe të kuptoja se çfarë rezervonte e ardhmja për mua. Ky vend ishte Sri Lanka.

Arrita në Colombo pa plane. E reja brenda meje vendosi të shkruaj në Instagram në kërkim të frymëzimeve të udhëtimit dhe kështu gjeta Unanatunan, një qytet unik në Sri Lankën jugore që kombinon sërfin, jogën dhe jetën në xhungël. Menjëherë mendova se kishte diçka të veçantë në atë vend.

Buda thoshte se kur studenti është gati, mësuesi do të shfaqet. E dija se isha gati dhe në bregun jugor nuk gjeta një, por tre mësuese të jetës. Këto janë tre mësimet që mësova nga secila prej tyre.

1. Unë jam një balerinë!

Takimi im i parë me Sundavin ishte mjaft intensiv, ajo menjëherë perceptoi energjinë dhe kuriozitetin tim, si dhe vështirësitë e mia me fokusimin. Për të, vallëzimi i 5 ritmeve, një vallëzim meditues që kombinon filozofinë shamanike dhe orientale, ishte kura e duhur. Duhet ta pranoj se kishte të drejtë. Me këtë praktikë e çlirova zemrën time nga energjia negative dhe u lidha me thelbin e shpirtit tim. E praktikoj përsëri dhe çdo herë mësoj diçka të re për veten time.

- Advertisement -rrrrrrr

2. Unë duhet të besoj në intuitën time.

Magda është një vajzë e pabesueshme polake e cila vendosi të lërë punën e saj në Britaninë e Madhe, për t’u bërë mësuese e jogës. Ajo menaxhon SUP Yoga Sri Lanka, qendra e parë SUP Yoga në ishull dhe gjithashtu e para ku shkova. Gjatë takimit tonë të parë u tmerrova. Unë bëj joga rregullisht, por e praktikoj vetëm mbi diçka 100% të palëvizshme. Bisedat me Magdan kanë qenë më shumë se një mësim në SUP yoga, ajo më shpjegoi se si të ndjek lëvizjen e ujit, si të mbështetem dhe të mos luftoj me natyrën. Atë ditë unë me të vërtetë u ndala për të ndjerë botën përreth meje, në vend që të humbisja në mendime.

3. Cikli menstrual është një burim energjie

Andy është një sipërmarrëse australiane. U transferua në Sri Lanka për të realizuar ëndrrën e vet, zhvillimi i një loje tryeze për t’u mësuar gratë si të lexojnë ciklin menstrual. Nuk jam çmendur dhe ashtu si shumë prej jush mendoja se cikli ishte vetëm diçka me dhimbje. Andy më mësoi se çfarë ndodh në trupin tim çdo muaj, arsyej e disa ndjesive të periodave, me një kreativitet të veçantë.

Ne jemi vetëm shuma e njerëzve që takojmë. Jam mirënjohëse që takova persona, të cilat më mundësuan të zbuloj veten. / HuffPost – Bota.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...