E diel, 23 Shkurt, 2025

“Do të duhen 23 vjet që të bëhej vlerësimi i tërësishëm i mësimdhënësve”

- Advertisement1-

Numri i vogël i inspektorëve në arsim ka bërë që të ketë mungesë të monitorimit të cilësisë në arsim dhe vlerësimit të mësimdhënësve në shkolla po vlerësojnë ekspertët.

Sipas njohësve të fushës me numrin aktual të inspektorëve që tani monitorojnë shollat, do të duhen më shumë se dy dekada që të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve.

- Advertisement -

Përderisa Ministria e Arsimit është në kërkim edhe të 20 inspektorëve të rinj.

Sipas drejtorit të Instituti “EdGuard” Rinor Qehaja, inspektorët me shkathtësi dhe aftësi të duhur të vlerësimit të procesit mësimor mund të kontribuojë shumë në përmirësim të cilësisë së mësimdhënies.

“Inspektorët kanë një rol shumë të rëndësishëm në sigurim të cilësisë dhe në mbikëqyrje të procesit mësimor. Inspektor kompetent me shkathtësi dhe aftësi të duhur të vlerësimit të procesit mësimor mund të kontribuoj shumë në përmirësim të cilësisë të mësimdhënies në formë të këshillave e vërejtjeve për përmirësimin që mund t’iu ofrohet mësimdhënësve gjatë procesit të vëzhgimeve në klasa”, tha ai.

Sipas tij, në vend është shumë numri i vogël i inspektorëve krahasuar me atë të mësimdhënësve.

Ai theksoi se me kapacitetet aktuale do të duheshin 23 vjet që të bëhej vlerësimi i tërësishëm i mësimdhënësve.

“Numri aktual i inspektorëve është i vogël krahas numrit të madh të mësimdhënësve. Me këtë raport aktual që e kemi vlerësimi i tërë mësimdhënësve do te duhej të bëhej pas 23 viteve kaq kohë do të merrte me këtë kapacitet aktual. Duke e ditur këtë ne shpresojmë shumë që të rritet numri i inspektorëve por edhe më e rëndësishmja që sigurimi i cilësisë të delegohet tutje tekë menaxhmeti i mesëm në shkolla. Do të jetë e pa arritshme inspektimi i të gjithë mësimdhënësve me vëzhgim nga inspektorët, këtë duhet tu besojmë organeve në shkolla që ata ta mbajnë përgjegjësin për vëzhgime këshilla për proces mësimorë”, tha ai. /EO/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....