E martë, 25 Shkurt, 2025

“Do ta bëjmë mësimin gjithë-ditor në gjithë Kosovën”

- Advertisement1-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se edukimi është një prej çështjeve fundamentale për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, se gjendja aktuale me edukimin në Kosovës, është më shqetësuesja.

- Advertisement -

“Unë ndihem i shqetësuar që një fëmijë i klasës së pestë në Kosovë, ka dijen e fëmijës së klasës së dytë në Gjermani, mere me mend. Arsyeja pse kemi një disproporcion të tillë është fare e thjeshtë. Fëmijët në Kosovë rrinë vetëm 4 orë në shkolla, nuk po qëndrojnë në shkolla”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, arsyeja pse s’qëndrojnë nxënësit në shkolla është se s’ka kushte.

“Pse s’ka kushte, sepse s’ka kuzhina, ushqim e staf që qëndron aty. Ne kemi nisur në disa shkolla me mësimin gjithë ditor në kryeqytet. E këtë e kemi edhe në programin politik. Do të synojmë që në 5 pilot projekte të Kosovës, do të bëhet mësimi gjithë ditor”, ka thënë Abdixhiku.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...