E diel, 14 Prill, 2024

“Do na bjerë tavani në kokë”, thirrja e dhimbshme e dy jetimeve

- Advertisement1-

Prej dy vitesh jeta për Elsën dhe dy vajzat e saj është kthyer përmbys.

Pasi kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, ato janë krejt të vetme.

- Advertisement -

Ndërsa Elsa, sot vazhdon të të jetë në vështirësi për të paguar borxhet e marra për trajtimin e bashkëshortit. Njëkohësisht të sigurojë vaktet për dy vajzat e vogla.

“3 vjet nëpër spitale, që vetë e di se çfarë kam hequr. Punoja dhe i lija gocat pa ngrënë, se thosha do babi lekë për spitale, për ilaçet. Ose blija ndonjë gjë për të ngrënë dhe i thosha gocave që të hajë babi, sepse e dija që do të ikte”.

Edhe pse me shëndet të rënduar, sërish Elsa punon. Çdo ditë zgjohet herët për të pastruar rrugët e qytetit, me shpresë se nesër do të jetë më mirë.

- Advertisement -

“Unë zvarrë do tërhiqem për këto dhe nuk do t’i lë pa shkollë, do t’i rris.”

Amaneti i fundit i kryefamiljarit, ishte që dy vajzat e tij të kishin nje ditë të lumtur e një çati të sigurt. Ndërsa Gerta dhe Jona, të vetmen forcë e gjejnë në fotografitë e të atit, të vendosura në muret e rrënuar të shtëpisë. Banesa ku ato jetojnë është në situatë kritike, e rrezikon të shembet.

- Advertisement -

 

“Muret janë shumë të ftohta, në dimër është shumë keq. As soba nuk punon. Qajnë çdo ditë, thonë o mami do na bjerë tavani në kokë. Është me kallëma, nuk kanë asnjë lloj sigurie.”

Veç dhimbjes së madhe që dy vajzat jetime vazhdojnë të kenë, jeta e tyre nuk është e sigurt, prej kushteve të rrezikshme ku jetojnë. Por, të gjithë ne mund t’i shpëtojmë nga mjerimi, ndaj është e domosdoshme ndihma e gjithësecilit prej jush.

Bamirësia nuk të varfëron!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për trajtim jashtë...

A po i demotivojme fëmijët nga veshjet që i blejmë? Nga Marsida Simo (Sociologe)

  Bota e konsumit ka vite që është brendësuar në jetën tonë, duke filluar edhe...