“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

- Advertisement -

“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost?”, këto ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i biri, Martini, Angel Cani para se të ndodhte ngjarja tragjike.

- paragrafi 1 -

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për Top Channel.

- Advertisement -

Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost duke i thënë se s’do blinte gjëra të shtrenjta.

Babai i Martinit u shpre se ai dëshironte të bëhej futbollist dhe se ëndërra i mbeti në gjysmë.

“Shpeshherë ai i thoshte se donte të bëhej futbollist kur të rritej, rrëfen babai mes lotësh, i cili shton se gjithmonë e kishte mbështetur në ëndrrën e tij që u la në mes. Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.”, tha ai.