DKA në Prishtinë zhvillon takim me psikologët shkollorë – ja temat që u diskutuan

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, së bashku me Nora Ismaili Shehu, sot zhvilluan një takim me psikologët shkollorë të Kryeqytetit.

- paragrafi 1 -

Në takim u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë, si dhe për rëndësinë e fuqizimit të rolit të tyre në shkolla, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i DKA-së:

🧠 Drejtori i DKA-së, z. Samir Shahini, së bashku me znj. Nora Ismaili Shehu, sot zhvilluan një takim me psikologët shkollorë të Kryeqytetit.

Në takim u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë, si dhe për rëndësinë e fuqizimit të rolit të tyre në shkolla.

- Advertisement -

Psikologët janë një mbështetje e pazëvendësueshme për nxënësit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi shkollor të shëndetshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

DKA Prishtinë mbetet e përkushtuar që të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për psikologët dhe për të gjithë stafin profesional që punon në shërbim të nxënësve tanë.