Drejtoria e arsimit në Prishtinë ka dalë me një vendim për muajin e shenjtë të Ramazanit e ku ka njoftuar se procesi mësimor duhet të përfundojë deri në ora 17:00.
“Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor.
Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.
Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.