DKA në Prishtinë mbledh drejtorët e shkollave: Viti i ri shkollor, do të jetë i standardeve të reja

- Advertisement -

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Arsimit, Samir Shahini, sot kanë takuar drejtorët e shkollave ku kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e DKA-së thuhet se viti i ri shkollor 2025/2026 i gjen me një vizion të përbashkët: që çdo fëmijë i kryeqytetit të ndihet i sigurt, i lumtur dhe i frymëzuar në shkollën e tij.

- Advertisement -

Njoftimi i Arsimit në Prishtinë:

Viti i ri shkollor 2025/2026 na gjen me një vizion të përbashkët: që çdo fëmijë i kryeqytetit të ndihet i sigurt, i lumtur dhe i frymëzuar në shkollën e tij.

Takimi i sotëm ishte një mundësi e vlefshme për të reflektuar mbi përgatitjet e verës dhe për të koordinuar hapat e parë të këtij viti shkollor. Me fjalë urimi, takimin e nderoi Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, i cili ritheksoi rëndësinë e arsimit si prioritet i kryeqytetit.

- Advertisement -

Falë përkushtimit dhe vizionit të drejtorit të Arsimit, z. Samir Shahini, ky vit shkollor nis me shkolla më të rinovuara, kushte më të mira për nxënësit dhe zgjerim të programeve të mësimit tërëditor në +7 shkolla të kryeqytetit.

Mirënjohje u shkon edhe drejtorëve të shkollave, stafit arsimor dhe të gjithë atyre që me punën e tyre të përditshme po e bëjnë arsimin në Prishtinë shembull të përkushtimit dhe progresit. Ky vit duhet të jetë vit i bashkëpunimit, lidershipit të fortë dhe standardeve të reja në çdo institucion edukativo-arsimor.

🎯 Synimi ynë është i qartë: të ndërtojmë shkolla ku çdo fëmijë ndihet i respektuar, i përkrahur dhe i frymëzuar për të arritur sukses.

Ju urojmë një vit të mbarë, me plot arritje dhe energji pozitive!