Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtina ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës, ku zhvillimi personal, emocional dhe akademik i nxënësve mbështetet në mënyrë të vazhdueshme dhe të strukturuar.
Njoftimi:
Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe Shoqatës së Psikologëve Shkollorë të Kosovës (SHPSHK)
Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës (SHPSHK) dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi, duke vendosur bazat për një bashkëpunim afatgjatë në mbështetje të shëndetit mendor dhe zhvillimit socio–emocional të nxënësve.
Marrëveshja synon:
🔹 Zhvillimin profesional të psikologëve shkollorë
🔹 Zhvillimin e programeve dhe iniciativave për përmirësimin e mirëqenies psiko–sociale të nxënësve
🔹 Organizimin e sesioneve psiko–edukative me prindër për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë mbështetëse në zhvillimin e fëmijëve
🔹 Forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe profesionistëve të shëndetit mendor